Hipokrizia e mbijetesës

Hipokrizia e mbijetesës

28 tetor 2017 12:59

Feja dhe politika janë dy rrafshe, të cilat qëllim kryesor kanë manipulimin e masës. Ato janë të brumosura me hipokrizi, demagogji, intriga dhe padrejtësi. Fenomene këto që u trajtuan të enjten mbrëma me një lojë dinamike, mjeshtëri aktrimi dhe me kompozicion artistik nga trupa e teatrit “Migjeni” të Shkodrës në kuadër të edicionit të 47-t të Festivalit të Teatrove në Ferizaj.

Shfaqja e regjisorit Kushtrim Bekteshi ndërlidh mjeshtërisht të përbashkëtat e fesë dhe të politikës, të dominuara nga hipokrizia e cila shndërrohet në mjet veprimi nga të dy taborët, shkruan sot Koha Ditore.

Regjisori e rivendos një temë të trajtuar nga Molieri në shekullin XVII në rrethanat aktuale. Ai e ruan linjën e rrëfimit, megjithëse me devijime të lehta nga autenticiteti i autorit francez.

E cilësuar si dramë politike, “Tartufi”, një personifikim për njeriun hipokrit e gënjeshtar, turfullon njerëzit me petk fetar e politik, të cilët për interesa të tyre përdorin çdo mjet për të realizuar qëllimet. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme