Gani Jakupi në retrospektivë me një botë shumëdimensionale

Gani Jakupi në retrospektivë me një botë shumëdimensionale

28 tetor 2017 12:39

Imazhe të muzikantëve që luajnë në instrumente, portrete bardhezi, pjesë të ndërtesave a qyteteve e pamje tjera të punuara nga një mjeshtër shumëdimensional mbulojnë hapësirat e galerisë e të librarisë, shkruan sot Koha Ditore.

Në formate të ndryshme, Gani Jakupi sjell pikturat, vinjetat, faqe të romaneve grafike, ilustrime të realizimeve të ballinave për albume muzikore e fotografi të punës së tij në 15 vjetët e fundit. Veprat e realizuara në teknika të ndryshme, që nga tushi me kallam e deri tek akuareli, akriliku e teknikat e përziera ose edhe në teknikë mikse, e prezantojnë në kryeqytetin kosovar punën e një artisti që tashmë është i njohur gjithandej botës.

Ekspozita retrospektive e hapur mbrëmjen e së premtes, në galerinë e librarinë “Monet” në Prishtinë, përmbledh në një ngjarje aspekte të ndryshme të krijimtarisë vizuale të artistit kosovar, që, siç thotë vetë ai, “së paku që nga viti 1978 udhëton nëpër Evropë”

Secili imazh i Gani Jakupit bart një histori më vete, është i lidhur me ndonjë personalitet, përshkruan një rrugëtim të tij, apo shpërfaq një ngjarje të dokumentuar në tablo. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme