Gjermanishtja, gjuhë e profesionit në albanologji

Gjermanishtja, gjuhë e profesionit në albanologji

27 tetor 2017 08:56

Prishtinë, 27 tetor - Studimet albanologjike që janë bërë deri në ditët e sotme do të ishin shumë më të varfra nëse nuk do të thelloheshin në këtë fushë shkencore gjermanofolësit. Kontributi i folësve të gjermanishtes në studimet për gjuhën, letërsinë, historinë, e në përgjithësi në kulturën shqiptare zë hapësirë të madhe në veprat shkencore që sot janë pikë reference për albanologjinë.

Kësisoj është vlerësuar kontributi i studiuesve të vendeve ku gjermanishtja është gjuhë e parë, në konferencën shkencore ndërkombëtare “Studimet albanistike në vendet ku flitet gjermanishtja”, e cila ka nisur punimet të enjten në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, që e organizon atë, shkruan sot Koha Ditore.

Konferenca ka nisur me një minutë heshtje në nderim të albanologut Robert Elsie, i cili ka vdekur më dy tetor në Bon të Gjermanisë. Elsie ishte anëtar i Këshillit organizues të Konferencës dhe po ashtu planifikohej të merrte pjesë.

Në konferencën dyditore që ka mbledhur 64 studiues nga vende të ndryshme, akademiku Rexhep Ismajli ka thënë se pas viteve ’60 në Münich, Berlin, më herët edhe në Leipzig, ka pasur dhe vijon të ketë programe të veçanta për studimet shqiptare.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme