Rishikimi i buxhetit lë Ministrinë e Kulturës pa 8.4 milionë euro

Rishikimi i buxhetit lë Ministrinë e Kulturës pa 8.4 milionë euro

27 tetor 2017 09:31

Prishtinë, 27 tetor - Prej 33.5 milionë eurove sa kishte Ministria e Kulturës në fillim të vitit, pas rishikimit ka mbetur me 25 milionë e 95 mijë euro. Ky institucion ka humbur 8.4 milionë euro në procesin e vonuar të rishikimit të buxhetit. Këto shkurtime kanë prekur edhe fushën e kulturës dhe atë të trashëgimisë kulturore.

Për këtë vit, MKRS-ja numëronte 13 investime kapitale në kulturë që ishin paraparë në Ligjin për buxhet të këtij viti, përderisa me rishikimin - që në parim është votuar të enjten në Kuvend - figurojnë vetëm 8. Sa i përket trashëgimisë kulturore ishin planifikuar 28 projekte kapitale, por tashmë 5 prej tyre kanë rënë poshtë, shkruan sot Koha Ditore.

Përderisa në Ministrinë e Kulturës nuk e kanë komentuar zbritjen e buxhetit, disa prej drejtuesve të institucioneve qendrore të kulturës kanë thënë se bëhet fjalë për dëshminë e radhës se shteti nuk e ka prioritet këtë fushë (gjerësisht, sot në Kohën Ditore”).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme