Kulturë

Rihapja e Kinemasë së Pejës kthehet në thirrje për mosprivatizimin e objektit

Descriptive Text

Pejë, 13 mars - Milot Sheremeti është rritur në një qytet që nuk ka pasur kinema. Njësoj sikurse edhe të gjithë pejanët e tjerë tash e 17 vite, Sheremeti ka jetuar në qytetin që posedon kinema, por ajo nuk është funksionale.

Të premten mbrëma ai së bashku me miqtë e tij kanë shikuar dokumentarët dhe filmin që u shfaq në ditën e parë të funksionalizimit të kinemasë “Jusuf Gërvalla” në Pejë, shkruan sot “Koha Ditore”. Por të gjithë të pranishmit me të mbarur programin kinematografik janë rreshtuar para dy tavolinave për të nënshkruar peticionin kundër privatizimit të objektit.

“Shfaqja e filmit 'Home' në kinemanë 'Jusuf Gërvalla' më bëri të kuptoj se sa i ka munguar qytetit tim një hapësirë ku kultura të burojë e të shpërndahet jo vetëm si diçka e domosdoshme, por edhe si diçka e mirëqenë”, ka thënë Sheremeti. E gjithë festa për rifunksionalizimin e kinemasë është kthyer në një thirrje për të mos u privatizuar objekti. Kjo pasi Agjencia Kosovare e Privatizimit ka njoftuar se objekti është në likuidim.

Drejtori i festivalit të filmit të animuar “Anibar”, Vullnet Senaja, që e ka marrë nën menaxhim kinemanë “Jusuf Gërvalla”, ka thënë se për disa kinemaja është vendi ku i kanë parë filmat e parë, e për disa të tjerë është vendi ku janë takuar me njerëz që kanë vendosur ta kalojnë jetën me ta.

Sipas Senajës për 15 vjet kinemaja ka qenë objekt që nuk ka ngjallur ndonjë ndjenjë për qytetarët.

“Në Kosovë para vitit 1999 kanë qenë mbi 30 kinema e tash kjo është e treta - pos një organizimi e koncepti si 'Cineplex'. Kjo kinema duhet të ruhet”, ka thënë Bilibani. Ai e ka marrë shembull rastin se si është shpëtuar “Kino Lumbardhi” në Prizren.

E kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka thënë se si institucion lokal kanë vendosur që menaxhimin e kinemasë t'ia besojnë “Anibarit” ... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.