Parku Kulturor “Ali Podrimja” këtë verë riktheu kinemanë në Gjakovë përmes një projekti të kinos së hapur në sheshin publik me po të njëjtin emër – Ali Podrimja, duke organizuar rreth 31 ngjarje e projektuar 33 filma dhe dokumentarë vendorë e të huaj.
Pas mbarimit të sezonit veror, ky projekt në bashkëpunim me Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi” në Gjakovë sjell dy net filmi në këtë qytet përmes një programi të zgjedhur në bashkëpunim me DokuFest.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNata e parë, të mërkurën e 25 tetorit ka në program shfaqjen e filmit “Searching for Sugar Man”, fitues i çmimit Oscar, i cilësuar nga plotë kritik të filmit si një përmbajtje mahnitëse në tingujt e muzikës dhe trillerit, me një storie që nuk bën të humbet.
Natën e dytë, të enjten, planifikohet projektimi i “The Act of Killing” me regji të legjendarit botëror Joshua Oppenheimer, film i nominuar për çmimin Oscar dhe i vlerësuar si një kryevepër unike.
Të dy shfaqjet fillojnë nga ora 19:00 dhe zhvillohen në sallën e madhe të Pallatit të Kulturës “Asim Vokshi” në Gjakovë.
Vlen të theksohet që të hyrat nga biletat simbolike do të shkojnë si donacion për renovimet dhe mirëmbajtjen e Pallatit të Kulturës.
{gallery}