Kulturë

Veprat e Memli Kelmendit do të interpretohen në Kaliforni

Dy vepra të Memli Kelmendit, kompozitorit kosovar, do të interpretohen nga kori i njohur “The San Gabriel Valley Choral Company” nga Kalifornia – SHBA.

“Agnus Dei” dhe “Ater Umbra” janë veprat e përzgjedhura nga kori për t’u interpretuar në 28 tetor 2017.

Koncerti do të realizohet në kuadër të programit “All Souls’ Eve​​” dhe do të mbahet në “The Parish of Saint Luke – Kaliforni”.

“The San Gabriel Valley Choral Company” (SGVCC) u themelua nga Dr. Thomas M. Miyake në shtator të vitit 1995. Repertori i këtij kori përfshin muzikë nga periudha te ndryshme.

Në mars të vitit 1999, SGVCC u zgjodh për të përfomuar në American Choral Directors Association/California Music Educators Association. Ky kor udhëhiqet nga Dr. Alexandra Grabarchuk (muzikologe dhe dirigjente, e cila po ashtu drejton korin Contemporary Choral Collective nga Los Angeles (C3LA).

“The San Gabriel Valley Choral Company” (SGVCC) është shumë i kënaqur të sjellë muzikën e kompozitorit të ri shqiptar Memli Kelmendi në Kaliforni.

Në këtë event do të interpretohen pjesë nga veprat e kompozitorëve Morten Lauridsen, Rekuiemi i Mozartit etj. Këto vepra më parë janë interpretuar disa herë në Santiago te Kilit, Argjentinë, Charleston – USA, Filipine, Francë, Turqi, Itali, Kroaci, Bosnje dhe Hercegovinë, Kosovë etj.

Kompozimet e suksesshme te Memli Kelmendit janë përformuar në festivalin e famshem te muzikës elektronike ne Oher, (Ohrid Summer festival).

Ai eshte prezantuar në koncerte dhe festivale të ndryshme të muzikës brenda dhe jashtë vendit si, “Ditët korale të Dashnor Xërxës”, “ReMusica 2013” etj. Ai kompozoi vepren elektroakustike “Black & White”, e cila hapi festivalin “DAM”, ka qene dirigjent dhe kompozitor edhe ne festivalin “ReMusica 2014” në mbrëmjen e koreve, ku ishin pjesëmarrëse pothuajse të gjitha qytetet e Kosoves. Në maj të vitit 2015, Memli me korin dhe orkestren e shkollës së muzikës “Halit Kasapolli” ka dhene koncerte ne Itali-Venezia (Basilica di San Marco – Venezia), San Lio – Venezia, A Jesu Lavoratore – Venezia, Santi Gervasio e Protasio – Venezia, në festivalin ndërkombëtar të muzikës korale “TEHO” – Maqedoni. etj.

Disa nga veprat e tij janë: “Passage through the Life”, “True”, “M2”, “Silent Dream”, “Another Noise”, “M2”, “SePse.. , Black & White, Thunderstorm in D, Behind, Behind, Emotional Act, Ex Alpes Rugova, Agnus Dei, H.SH etj.

{gallery}