Pesë kandidatë në garë për drejtor të Filarmonisë

Pesë kandidatë në garë për drejtor të Filarmonisë

25 tetor 2017 08:41

Pesë kandidatë ia kanë mësyrë garës për të udhëhequr Filarmoninë e Kosovës për tre vjetët e ardhshëm.

Baki Jashari synon mandatin e katërt, përderisa në konkursin i cili është mbyllur të martën pasdite, kanë konkurruar edhe klarinetisti Astrit Mustafa, trumbetisti Avni Krasniqi, Bajram Çupi profesor i muzikës dhe muzikologia Rreze Kryeziu. Por Ministria e Kulturës do të shtyjë afatin e konkurrimit edhe për një javë.

“Kriteret ligjore përcaktojnë se duhet të shtyhet afati i konkurrimit edhe për një javë, në rast se nuk kemi konkurrentë në radhët e minoriteteve”, ka thënë Veton Firzi, sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Kulturës. Ky institucion paraprakisht kishte provuar ta bëjë Filarmoninë me drejtor nëpërmjet një konkursi intern. Institucioni më i lartë kulturor në vend është detyruar që të anulojë konkursin e hapur më 29 shtator pasi nuk ishte paraqitur asnjë kandidat.

Në shtator të këtij viti, Baki Jashari ka përfunduar mandatin e tretë si drejtor i këtij institucioni (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme