Aktorët të vendosur për grevë

Aktorët të vendosur për grevë

24 tetor 2017 22:26

Kryetari i Shoqatës sindikale të TKK-së, aktori Ismet Azemi, bashkë me aktorët Adrian Morina dhe Samire Latifi janë shprehur të vendosur për grevën e paralajmëruar të aktorëve rezidentë të Teatrit Kombëtar, përmes së cilës kërkohet rritja e pagave të tyre.

Kjo edhe pas deklaratës së shefes së kabinetit të MKRS-së, Jehona Shyti, e cila në emisionin e pasdites “Express” në KTV tha se ministria është në anën e aktorëve por nuk do t’i nënshtrohet presionit të tyre.

Azemi, duke kërkuar nga Ministria e Kulturës që ta zgjidhë sa më parë këtë çështje, deklaroi se kjo kërkesë e tyre nuk duhet kuptuar si ultimatum.

Kërkesën e aktorëve rezidentë e ka përkrahur edhe drejtori i përgjithshëm i Teatrit Kombëtar të Kosovës, Agim Sopi, mirëpo që ai është shprehur se nuk pajtohet me formën që aktorët kanë zgjedhur për të shprehur pakënaqësinë për pagat e ulëta.

Dialogu, sipas aktori Ardian Morina, ka dal të jetë jo efektiv, ndërkohë gjatë kësaj interviste ai ka thënë se në grevë nuk kanë hyrë për spektakël.

Nga ana tjetër, aktori Ismet Azemi tregoi një se sa të vështirë e ka mbijetesën nga paga të cilën e merr si aktor rezident i TKK-së.

“Krejt paga më shkon në kredi”, ka deklaruar ai.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme