Albana Ejupi më 26 tetor sjell ekspozitën “Shpalosje Aktesh dhe Sinteza Siluetash”

Albana Ejupi më 26 tetor sjell ekspozitën “Shpalosje Aktesh dhe Sinteza Siluetash”

24 tetor 2017 20:58

Piktorja Albana Ejupi më 26 tetor në ora 19:00 do të hapë ekspozitën e saj personale  “Shpalosje Aktesh dhe Sinteza Siluetash”, në Galerinë e Minstrisë së Kulturës, transmeton Koha.net. 

“Ekspozita ‘Shpalosje Aktesh dhe Sinteza Siluetash’ përmes paraqitjes së akteve apo siluetave trajton tema të ndjeshme si vuajtjet dhe peripecitë jetësore, dashurinë, apo tema të tabuizuara si akti seksual, ndjenjat dhe emocionet që rrjedhin prej tij e po ashtu edhe gruan si bartëse të plleshmërisë dhe të përgjegjësisë për krijimin e jetës në përgjithësi”, shprehet kurarorja, Penesta Dika. 

Image

Në ekspozitën e saj të tretë Albana Ejupi sjell rreth 15 punime në teknikë të kombinuar, si dhe vaj e akrilik. 

Kjo ekspozitë do të qëndrojë e hapur një muaj në Galerinë e Ministrisë së Kulturës.

Image

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme