Kulturë

Ndërtimi i Sallës së Operës dhe Baletit – prioritet i Gashit

Ndërtimi i objektit të Sallës së Operës dhe Baletit, do të jetë ndër prioritetet e ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi.

Shefja e kabinetit të ministrit Gashi, Jehona Shyti, ka folur për Express të KTV-së edhe për zhvendosjen e Ministrisë së Kulturës në qytetin e Prizrenit.

“Ne vlerësojmë se ky është një lajm i mirë, ngase Prizreni ka diversitet të pasur kulturor dhe konsiderojmë se është një lloj kryeqyteti kulturor i Kosovës. Jemi në fazën se ku do të jetë lokacioni për bartjen e Ministrisë atje, mirëpo pasi që ishim në kohën e zgjedhjeve lokale duhet presim që të konsolidohet asambleja komunale e Prizrenit, për ta përfunduar këtë proces”, ka deklaruar Shyti, duke shtuar se ministri Gashi është i gatshëm ta fuqizojë kulturën brenda dhe jashtë vendi si dhe ta përkrahë kulturën e pavarur dhe industrinë kreative.

“Rregullimi apo plotësimi i disa ligjeve aktuale, ndërtimi i stadiumit kombëtar, ruajtja e trashëgimisë kulturore, krijimi i qendrave rinore, dhe ndërtimi i objektit të Sallës së Operës dhe Baletit, do të bëhen në mandatin e ministrit Gashi”, ka thënë më tej ajo.