Nënshkruhet Protokolli i bashkëpunimit ndërmjet ASHAK e ASHSH-së

Nënshkruhet Protokolli i bashkëpunimit ndërmjet ASHAK e ASHSH-së

24 tetor 2017 19:48

Sot në Tiranë u nënshkrua Protokolli i bashkëpunimit kërkimor-shkencor dhe artistik ndërmjet Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës dhe Akademisë së Shkencave të Shqipërisë për vitet 2018-2020.

Protokolli për këtë periudhë dyvjeçare përfshin një gamë të gjerë temash, projektesh, botimesh, tryezash dhe konferencash të përbashkëta nga shkencat albanologjike, kulturo-historike, nga shkencat shoqërore, të natyrës dhe nga fusha e arteve, transmeton televizioni publik.

Me protokoll parashihet të mbahen disa konferenca dhe tryeza shkencore për tema të rëndësishme shkencore dhe artistike, si dhe të shënohen përvjetorë për ngjarje të ndritshme të popullit shqiptar, si për 550-vjetorin e vdekjes së Skënderbeut, figurës së shekujve të humanizmit evropian, për 140-vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, 100- vjetorin e Komitetit “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”, 110-vjetorin e Kongresit të Manastirit etj.

Pastaj do të mbahen ligjërata të ndërsjella të akademikëve dhe punonjësve shkencorë për çështje të rëndësishme dhe aktuale shkencore dhe artistike, të bëhet përurimi dhe këmbimi i rregullt i literaturës dhe informatave etj.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme