Baleti i Kosovës kërkon nga MKRS të trajtojë me dinjitet komunitetin artistik në Kosovë Foto: Ilustrim

Baleti i Kosovës kërkon nga MKRS të trajtojë me dinjitet komunitetin artistik në Kosovë

24 tetor 2017 14:16

Baleti Kombëtar i Kosovës përmes një komunikate për media, i ka dalë në mbështetje komunitetin artistik në Kosovë, të cilët po kërkojnë trajtim të dinjitetshëm nga Ministria e Kulturës.

BKK thekson se që nga aprovimi i kësaj rregulloreje nga Ministria e Kulturës në vitin 2011, në vazhdimësi ka qenë kundër saj, pasi si e tillë është denigruese në radhë të parë për Baletin Kombëtar, institucion i cili është viktimë e kategorizimit jo të drejtë nga hartuesit e kësaj rregulloreje, duke bërë dallime në kategorizimin e pagave në mes të artistëve të institucioneve të kulturës.

Pavarësisht kësaj, BKK konsideron se kjo rregullore nuk është në funksion të mirëqenies për artistët e të gjitha institucioneve, si të Filarmonisë, Teatrit, Ansamblit Shota etj.

BKK kërkon që edhe stafi tekniko-artistik të trajtohet në mënyrë të dinjitetshme, “pasi kjo kategori e punonjësve në institucionet e kulturës, paguhet me paga minimale”.

“Për shkak të planifikimeve vjetore që BKK ka bërë qysh në tetorin e vitit të kaluar për vitin 2017, është e pamundur ndërprerja e provave dhe e shfaqjeve, për respekt ndaj publikut, por edhe në respekt të marrëveshjeve me koreografët nga Gjermania, të cilët janë bashkëpunëtorët e radhës të BKK”, thuhet në komunikatë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme