“Natë misterioze” me regjisor Ben Apollonin sonte premierë në teatrin e Durrësit

“Natë misterioze” me regjisor Ben Apollonin sonte premierë në teatrin e Durrësit

24 tetor 2017 10:19

Teatri “Aleksandër Moisiu” në Durrës sonte do të mirëpresë një shfaqje të re dhe shumë të veçantë, shkruan KultPlus.

Bëhet fjalë për shfaqjen “Natë misterioze” të autorit Ferdinand Hysi, e të cilën në skenë do ta sjellë regjisor nga Kosova, Ben Apolloni.

Me role në këtë shfaqje paraqiten: Suela Bako, Xhejni Fama, Gjergj Doçi, Marvin Tafaj, Mimoza Marjanaku dhe Amos Muji Zaharia.

Shfaqja ka të bëjë me katër persona nga vende të ndryshme të botës të cilët takohen për herë të parë në një stacion treni dhe aty e kuptojnë se janë të ftuar nga i njëjti person dhe do të shkojnë në të njëjtën adresë. Në shtëpinë misterioze ku hyjnë, nuk i pret askush pos territ. Ngadalë fillon të ndriçohet shtëpia dhe historia e secilit personazh dhe dikur shfaqet edhe zonja e cila i ka ftuar në ditëlindjen e djalit të saj. Zonja, një grua e çmendur nga dhembja për humbjen e djalit i terrorizon katër mysafirët e ftuar duke u kërkuar organet e djalit të saj të vdekur në një aksident, organet e të cilit ajo e di se janë transplantuar në katër trupat e mysafirëve.

“Natë misterioze” shfaqet sonte nga ora 19:00, ndërsa repriza e parë vjen të mërkurën, pra më 25 tetor.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme