Kulturë

Piktorja e portreteve që shkrihen edhe në vepra të mëndafshta

Silueta e një djaloshi 15-vjeçar me çantë në krah, që nuk dihet nëse destinacion ka diellin apo detin, është piktura e parë në vaj e Violeta Kongos, shkruan sot Koha Ditore.

Mund të mos ketë vlera të mëdha artistike, por sigurisht se ka vlerë të madhe për vetë artisten dhe krijimtarinë e saj që vazhdoi më pas. Njëzet vjet më parë ajo në pikturë paraqiti të birin që po ikte nga Shqipëria në kohën e depresionit të madh që kishte kapluar vendin. Sikur çdo prind ajo e përjetoi rënd. Prehjen e gjeti tek arti.

Nuk është se tek atëherë kishte zbuluar pasionin e saj për vizatimin e pikurën, por ishte pikërisht ai moment kur ajo kishte kuptuar se kishte nevojë për ngjyrën, brushën dhe pëlhurën që të shprehte ndjenjat e akumuluara përbrenda.

Para se të merrej me pikturën punoi në Radio Tirana dhe në Televizionin Shqiptar, e po ashtu edhe në Teatrin Kombëtar të Kukullave. Kjo përvojë, sidomos ajo në teatër, thotë t’i ketë ndihmuar shumë që të njohë më mirë qartësinë e rregullave të imazhit, formës dhe ngjyrës. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në E diela me Kohën Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.