“Dita zë fill” në një botë plot ankth

“Dita zë fill” në një botë plot ankth

22 tetor 2017 16:00

Një nënë e vetme kujdeset për një të moshuar në Tiranë, në filmin “Dita zë fill”, propozim i Shqipërisë këtë sezon për garën për çmimin “Oscar” në kategorinë e filmave në gjuhë të huaj.

Në mënyrë të pakompromis, kjo histori e një gruaje e cila bën gjithçka për të mbrojtur veten dhe fëmijën e saj nga varfëria e plotë, nuk është i lehtë për t’u parë, shkruan sot Koha Ditore.

Regjisori Gentian Koçi që debuton në film artistik, demonstron një format rigoroz mbresëlënës – ndoshta edhe disi monoton – dhe performanca e Ornela Kapetanit shpalos një botë të mbushur me ankth e pakënaqësi, që duhet të bëjë thirrje tek audienca për një fund më të fuqishëm mbi segmentin e filmit artistik.

Pas premierës botërore në Sarajevë, kjo pjesë e vogël e thjeshtë e mjerimit aktualisht po bën turne nëpër festivale, duke përfshirë atë në Varshavë dhe “Cineast Film Festival” në Luksemburg. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në E diela me Kohën Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

 

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme