Dobësitë e “Çmimit Gjon Mili 2017”

Dobësitë e “Çmimit Gjon Mili 2017”

21 tetor 2017 15:30

Edicioni i sivjetmë i ekspozitës “Çmimi Gjon Mili 2017” nuk mund të konsiderohet si hulumtim i veprave të veçanta artistike, ose si zbulim apo vazhdim i zbulimeve, por mund të konsiderohet si edicion në vazhdimësi. Koncepti kuratorial ishte: “Hiperimazhi! Imazhet brenda dhe jashtë ekraneve tona”, kuruar nga Alfredo Cramerotti dhe ndihmëskuratori Atdhe Mulla.

E kuptueshme se artisti përfshihet në krijimin e imazhit, por të quhet e vazhdueshme kjo është naive dhe fëmijërore. Përveç që është e vazhdueshme, duhet të jetë diçka e re e zbuluar, e kjo fatkeqësisht nuk ndodhi, shkruan sot Koha Ditore.

Pasojë e epokës është vetëm digjitalizimi, por kjo më shumë si teknikë e jo si imazh ose skenë brenda imazhit. Imazhi digjital tashmë i është imponuar njeriut dhe artistit, por është vazhdimisht i ndryshueshëm, përveç kësaj duhet veçanti dhe zbulim brenda imazhit, por edhe teknikës pse jo. Cili është qëllimi i ekspozitës? Prezantimi i imazheve vizuale, të krahasueshme, me tregime lineare tekstuale nga ku gramatika përbehet nga listat e psonisjes, bisedat...

Nuk ka ndonjë filozofi të vështirë ta kuptojmë hiperimazhin, sepse qëndrim të thellë mban ndaj imazhit, të qëndrueshmes dhe të paqëndrueshmes. Qëllimi është çfarë përfitoj unë nga imazhi, çfarë mësoj me ndonjë imazh zbulimi, apo është vetëm një kënaqje e rrejshme për syrin?

“Fotografia ka vuajtur dhe ende vuan nga fantazma e pikturës“, shkruan kritiku dhe filozofi Roland Barthes. (Një artiste paraqet figuracion, dorën të pushtuar nga elektriciteti, pastaj vizatimet e fëmijëve, autoportrete në shumë variacione, portrete duke qeshur...) Këto mund të kopjohen disa pjesë shumë të vogla, të kontestohen dhe si referencë përdoret piktura, fotografia nuk mund t’i ikë shumë pikturës, teknikisht shfaqet si imazh dhe pjesërisht. Pak mund të veçohet fotografia nga piktura në këtë ekspozitë.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme