Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Zëri i fuqishëm për një dialog kryeveprash shqiptare e botërore

Është e rrallë të dëgjohen arie e këngë të kompozitorëve të njohur botërorë të kënduara në shqip. Megjithatë, partitura të tilla të përkthyera ekzistojnë në Shqipëri. “Sebben Crudele” e Antonio Caldaras është njëra prej tyre. Në shqip mban titullin “Ti pa mëshirë”. Në këtë version e solli basi shqiptar Frano Lufi.

“Është pak e vështirë ta këndoj në shqip, sepse së fundmi e kam kënduar në italisht. Shpresoj të mos e ngatërroj tekstin”, ishin fjalët e Lufit para se të këndonte veprën e parë në program. Por ai nuk e ngatërroi tekstin. Përkundrazi, e solli me shumë emocion, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Më të veçantë e bëri fakti se kjo është një prej këngëve të para që ai ka kënduar në Shkodër e në Prishtinë, ku rikthehet pas një dekade. Ishte vetëm si paralajmërim për programin e larmishëm dhe interesant që ai kishte përgatitur për koncertin e tij si mysafir në edicionin e 18-të të festivalit të muzikës kamertale “KamerFest”. Lufi, nën përcjelljen e Klevis Gjergjit në piano, solli atë që e ka titulluar “Koncerti 3 - A.B.C-anto”.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.