Çka mund të mësojnë gjermanët dhe francezët prej serbëve dhe shqiptarëve?

Çka mund të mësojnë gjermanët dhe francezët prej serbëve dhe shqiptarëve?

21 tetor 2017 10:46

Me kalimin e viteve, çdo herë e më tepër më pengon të dëgjoj politikanët perëndimorë si flasin për historinë tonë të errët serbo-shqiptare, urrejtjen dhe konfliktet shekullore. Nëse vërtet duan të na ndihmojnë të pajtohemi, do të duhej – e para atyre, natyrisht, këtë duhet ta bëjmë ne vetë – që të nisen nga fakti që, thjesht, nuk kanë të drejtë.

Së pari, do të duhej ta dinë se teoricientja amerikane me prejardhje bullgare, Maria Todorova, e ka përshkruar këtë mënyrë të të folurit për serbët dhe shqiptarët, në fakt për ballkanasit në përgjithësi, si ballkanizëm. Kjo do të thotë se neve ballkanasve Perëndimi na sheh me shekuj si “sinonim për kthim tek fisnorja, e prapambetura, primitivja dhe barbarja” (Todorova, 2006, 47), pra, si të egër, të pacivilizuar dhe të prapambetur në krahasim me ata, shkruan sot Aleksandar Pavloviq në Koha Ditore.

Dhe përherë të ngatërruar dhe të urryer njëri me tjetrin. Kjo kohë e korrektësisë politike është ideale që të ngremë kokën kundër kësaj. T’i bimë grusht tavolinës e të themi mjaft, e t’u shpjegojmë se të flasësh për ne si një burim të përhershëm të konfliktit dhe primitivizmit është po aq fyese sa t’i quash homoseksualët pedera apo afro-amerikanët zezakë.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme