“Flet Medea” për femrën që nuk dorëzohet

“Flet Medea” për femrën që nuk dorëzohet

21 tetor 2017 09:25

Medea nuk dorëzohet. S’bëhet fjalë për personazhin mitologjik a të dramës antike. Ajo flet me gjuhën e së sotmes. Portreti i saj përfaqëson jo vetëm atë të një gruaje të Lindjes. Përfaqëson zërin e femrave që nuk heqin dorë. Ngjarja zhvillohet pa një fillim e mbarim sa i përket rrëfimit.

Vjen nëpërmjet copëzave të një jete aspak të lehtë duke nxjerrë në pah reagimin njerëzor të kushtëzuar nga rrethana të ndryshme. Shfaqja nga Irani, “Flet Medea” që është dhënë të enjten mbrëma në Festivalin Ndërkombëtar të Teatrove në Prishtinë, në teatrin “Faruk Begolli” sjell lojën postmoderne të një kaste aktorësh, shkruan sot Koha Ditore.

Personazhi kryesor i shfaqjes me regji dhe tekst të Mehdi Sheikhvand, herë është njeri që e ka humbur arsyen e herë një grua që mundohet ta gjejë veten brenda një rrethi aspak të shëndoshë. Sjellja e familjarëve dhe e shoqërisë e detyrojnë të duket edhe si e çmendur...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme