Fotoreporteri i Kohës Ditore më i miri në garën e UNKT-së dhe AGK-së

Fotoreporteri i Kohës Ditore më i miri në garën e UNKT-së dhe AGK-së

20 tetor 2017 20:57

Fotoreporteri i Kohës Ditore, Driton Paçarada, ka marrë çmimin për fotografinë më të mirë në garën e organizuar nga UNKT dhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.

Ceremonia e ndarjes së “Çmimeve për Varfërinë 2017” është organizuar sonte. Fotografia e Paçaradës, në të cilën shihet një burrë është shpallur si më e mira në këtë kategori, raporton Koha.net.

Përveç çmimit për fotografi, në këtë ceremoni janë ndarë edhe shpërblime të tjera. Çmimi Special për Gazetari Qytetare, i ka takuar Qëndresa Ukës.

Çmimi për Tregimin më të mirë të shkruar, i ka takuar Serbeze Haxhiajt të BIRN-it. Tregimi më i mirë audio është shpallur ai i Majlinda Dodës së Radio Kosovës. Storia më e mirë për televizion është shpallur ajo e Valdete Osmanit të RTK-së, me titull “Living a different life”.

Në kategorinë e dokumentarëve televizivë, fitues ka dalë ai i Andelka Ćup “Living as a minority”, nga RTV Puls, RTV Mir.

Gjatë ceremonisë së ndarjes së Çmimeve për Varfërinë 2017 kryetari i AGK-së, Shkëlqim Hysenaj ka thënë se “gazetarët kanë nevojë për mbështetje”.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme