Kulturë

“KamerFesti” me muzikantë vendorë sjell frymën evropiane

Prishtinë, 20 tetor - Interpretimi i veprës “Piano Converto në D-mol” nëpërmjet seksioneve, melodive lirike me ritëm të ngadaltë e shpërthimeve harmonike, nuk është punë e lehtë. Veçmas për një pianist të ri në moshë. Akordimi me orkestrën e harqeve është një tjetër përgjegjësi.

Por Andi Duraku, i cili mori përsipër këtë detyrë, pati fatin, sepse u përcoll nga instrumentistë profesionistë të harqeve, në mesin e të cilëve Sihana Badivuku e Festim Fanaj, violonçelistët Antonio Gashi e Miltiades Cassaras dhe violistët Blerim Grubi e Driton Gaxha.

Me këtë vepër të Bachut – ku shoqërimit të Durakut, gjashtëshes së harkorëve iu bashkuan edhe instrumentistë të tjerë – zyrtarisht u hap edhe edicioni i 18-të i festivalit të muzikës kamertale “KamerFest” të mërkurën mbrëma, në amfiteatrin e Bibliotekës Universitare.

Duraku, fitues i “Grand Prix” në edicionin e 13-të të garave të muzikantëve të rinj “ArsKosova”, me lojën e shkëlqyer ia dëshmoi publikut arsyen për të cilën sivjet e mori këtë çmim.

E Badivuku, e cila po ashtu është drejtoreshë artistike e “KamerFestit”, ka thënë se talentët si Duraku duhet përkrahur dhe se për këtë arsye festivali që ajo drejton këtë vit po u jep më shumë hapësirë (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.