Haradinaj u premton status ligjor Ansamblit “Rugova”

Haradinaj u premton status ligjor Ansamblit “Rugova”

19 tetor 2017 15:56

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti sot në takim Ansamblin Folklorik Autokton “Rugova”, të cilët e uruan atë për zgjedhjen në krye të Qeverisë së vendit.

Udhëheqësit e AFA “Rugova” theksuan se në mungesë të statusit ligjor të Ansamblit, rrezikohet ruajtja e kësaj trashëgimie, këngët, vallet, lojërat, por edhe veshjet tradicionale, që janë tipike për trevën e Rugovës, dhe me këtë do të pësonte trashëgimia kulturore e vendit.

Haradinaj, duke e vlerësuar lartë si thesar të trashëgimisë kulturore shqiptare, premtoi se Qeveria të cilën e udhëheq do të ndërmarr të gjitha veprimet konform ligjeve në fuqi për rregullimin shumë të shpejtë të statusit të tyre ligjor.

Përfaqësuesit e Ansamblit “Rugova” theksuan se sfidë e tyre thelbësore është që ta ruajnë e kultivojnë, si dhe ta shpijnë më tej ndër breza këtë trashëgimi që është begati kulturore jo vetëm e Kosovës, porse e të gjithë shqiptarëve.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme