Kulturë

Artisti fanatik i trashëgimisë kulturore

Në atë që njihet si art bashkëkohor, kufizimi duket të jetë një perde që kapërcehet lehtë. Artisti kontemporan nuk mjaftohet me prezantimin e një vepre që do të plotësonte kërkesat estetike të vizitorëve të galerisë. Është krejt e kundërta. I ka vënë vetes detyrë të merret me një problem të caktuar.

“Se nëse problemet nuk dalin në pah ato nuk zgjidhen. Qoftë në arkitekturë, qoftë në mbindërtim, a diçka tjetër në fushën arsimore. Mendoj që për t’u zgjidhur një problem i caktuar dikush që duhet të merret me të”, thotë Burim Canolli, piktor e skulptor, shkruan sot “Koha Ditore”. Ai është përcaktuar të vërë në pah telashet – me të cilat pastaj duhet të merren përgjegjësit.

Fanatik i trashëgimisë kulturore e zë rezistent ndaj mbindërtimeve që kanë ngulfatur qytetin, Canolli, në biografinë e tij ka të listuara dy ekspozita personale e një mori kolektive. Është autor i një skulpture që më 2012 kishte zënë vend në Parkun e Qytetit në Prishtinë.

Canolli rrëfen sesi u inspirua për ciklin me shtëpi të moçme, që u ekspozua në kuadër të një ekspozite kolektive në galerinë “Unique” në fillim të vitit 2015 dhe shpalos prapaskenat e projektit artistik për të cilin futi beton brenda një galerie. Misioni i tij nuk ka mbaruar ende... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.