“Dhe jetuan të lumtura...?” përmbys jetën përrallore

“Dhe jetuan të lumtura...?” përmbys jetën përrallore

18 tetor 2017 11:16

Jeta e Borëbardhës, Hirushes dhe Bukuroshes së Fjetur në shekullin XXI nuk është si në përrallat e njohura. Në rrëfimet që u tregohen fëmijëve ato luftojnë për dashurinë dhe përfundojnë gjithmonë me fund të lumtur. Por në shfaqjen me tekst të Nina Horvatit dhe regji të Frana Marija Vrankoviqit paraqiten krejt ndryshe. Problemet e kohës së tashme duket sikur i kanë prekur goxha.

Më shumë janë si katër shoqe që janë bërë tok për të festuar e pirë derisa të dehen. Bashkë me Bukuroshen e Fjetur (Jelena Haxhi), Hirushen (Mia Krajac) dhe Borëbardhën (Doris Rogoznica) është edhe personazhi i Selma Mehiqit që paraqitet në shfaqje si “Pa emër”, shkruan sot Koha Ditore.

Me këtë rrëfim shfaqja nga Kroacia me titullin “Dhe jetuan të lumtura...?” të hënën mbrëma hapi edicionin e parë të Festivalit Ndërkombëtar të Teatrove (Prishtina International Theater Festiva) organizuar nga teatri “Faruk Begolli” në kuadër të kolegjit AAB.

“Dhe jetuan të lumtura...?” u parapriu shfaqjeve të tjera që sjell festivali gjashtëditor. Të martën u dha shfaqja tjetër nga Kroacia, “Svetica u Tami”, e të mërkurën jepet shfaqja “Vdes siç vdes një vend” nga Shqipëria, për të vazhduar me “Speak Medea” nga Irani, “Darka e thërrimeve” nga Maqedonia dhe të shtunën “Armiku i popullit” nga Kosova, kur edhe mbyllet festivali....(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme