Statistikat nxjerrin mbi 200 vizitorë për një ngjarje kulturore

Statistikat nxjerrin mbi 200 vizitorë për një ngjarje kulturore

18 tetor 2017 09:12

Në bazë të statistikave shtetërore, gjatë vitit 2016 kosovarët kanë pasur interesim pak më të vogël për ngjarjet kulturore sesa në vitin 2015.

Sipas raportit “Statistikat e kulturës 2016” të publikuar të martën nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, interesimi për teatër, ekspozita, muze e përcjellje të aktiviteteve të shtëpive kulturore është rritur, përderisa ka rënë interesimi për kinema, shkruan Koha Ditore. 

Interesim më i shtuar vërehet edhe për biblioteka. Ndër të tjera, në nivel vendi dalin të jenë organizuar mbi katër ngjarje kulturore në ditë.

Sipas statistikave, në shtetin me 1.7 milionë banorë, 278 mijë e 201 persona janë të regjistruar si lexues në biblioteka, përderisa 328 mijë e 635 veta kanë frekuentuar mbi 1.600 ngjarje kulturore në nivel vendi. Sipas këtyre shifrave, 16.3 për qind e popullatës janë të regjistruar në biblioteka e një ngjarje kulturore ka mesatarisht 205 vizitorë....(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme