Robert Elsie nesër varroset në Theth

Robert Elsie nesër varroset në Theth

17 tetor 2017 08:43

Albanologu i shquar Robert Elsie do të prehet në Shqipëri. Shteti shqiptar ka përmbushur amanetin e albanologut të shquar Robert Elsie. Ai do të varroset në Theth, Malësi e Madhe të zonës së Shkodrës. Varrimi do të bëhet nesër, të mërkurën, në orën 14:00.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka bërë të ditur të hënën pasdite se kjo ministri së bashku me Ambasadën shqiptare në Gjermani ndoqën të gjitha procedurat e nevojshme për transportin e trupit të Robert Elsie në Shqipëri.

“MEPJ-ja në bashkëpunim me strukturat lokale kanë bërë të mundur që Robert Elsie të prehet në Theth, atje ku ishin dëshira dhe amaneti i tij”, thuhet në njoftimin e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme