Shfaqja shqiptare në Kinë hap dyert për bashkëpunime kulturore

Shfaqja shqiptare në Kinë hap dyert për bashkëpunime kulturore

16 tetor 2017 16:27

“Zbutja e kryeneçes”, komedia nga William Shakespeare, së fundmi është inskenuar në Kinë nga një grup i artistëve shqiptarë. Regjisorja e shfaqjes Elma Doresi thotë se suksesi i shfaqjes para publikut kinez ka hapur dyer të reja për bashkëpunime kulturore mes dy shteteve.

“Kjo është hera e parë që një grup i artistëve shqiptarë merr pjesë në Festivalin Ndërkombëtar të Teatrove në Republikën e Kinës, duke shtruar rrugën për eksperienca të reja bashkëpunimesh në të ardhmen”, ka thënë Doresi, shkruan sot Koha Ditore.

Shfaqja fillimisht u mirëprit në festivalin ndërkombëtar të teatrove “The Silk Road” në Xi’an, qytet në provincën Shaanxi në veriperëndim të Kinës, dhe më pas në Festivalin Ndërkombëtar të Teatrove në Fuzhou, në provincën Fuijan në lindje të Kinës, prej datës 23 deri më 28 shtator të këtij viti.

Tek ka përmendur dy ftesat nga Kina, regjisorja shqiptare ka falënderuar organizatorët e festivalit në Xi’an dhe Fuzhou, duke thënë se ata i dhanë artistëve shqiptarë mundësinë që të flasin shqip në Kinë.

“Gjuhët tona janë të ndryshme, por gjuha e trupit e bëri të mundur që shfaqja të komunikojë në mënyrë perfekte me publikun”, ka thënë Doresi.

“Nuk kemi mundur të jemi më të lumtur se aq. Në Fuzhou na kanë thënë se në vitin e ardhshëm ‘do të shihemi në Shanghai’. E kjo ishte fitorja e dytë për teatrin shqiptar. E kemi hapur një derë dhe pas pjesëmarrjes sonë do të mbetet hapur për artistët e tjerë shqiptarë”, ka thënë Doresi për “Xinhua”....(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme