“Kësulat” për solidaritetin midis shqiptarëve e serbëve gjatë luftës

“Kësulat” për solidaritetin midis shqiptarëve e serbëve gjatë luftës

16 tetor 2017 09:57

Në tetëmbëdhjetë vjetët e fundit, lufta ka qenë temë kryesore e filmave kosovarë, qofshin të metrazhit të shkurtër apo të gjatë. “Kukumi” i Isa Qosjes, “Agnus Dei” i Agim Sopit, “Kthimi” i Blerta Zeqirit, “Kolona” e Ujkan Hysajt, “Shok” i Jamie Donoughue, “Heroi” i Luan Kryeziut, “Home Sweet Home” i Faton Bajraktarit, “T’padashtun” i Edon Rizavnollit, janë vetëm disa prej atyre, që prekin këtë temë qoftë direkt apo tërthorazi. Rrëfimet që sjellin shumica e këtyre filmave bazohen në ngjarje të vërteta dhe shqiptarët e Kosovës janë viktima.

Por filmi i fundit i metrazhit të gjatë, i cili po ashtu trajton këtë temë, ka një qasje pak më ndryshe, shkruan sot Koha Ditore.

“Kësulat” me skenar të Jimi Tihofsit dhe regji të Alan Trow, premiera e të cilit u dha të shtunën në kinemanë “ABC”, sjell edhe historinë e një familjeje serbe në Kosovë në kohën e luftës. Bashkëprodhimi i pavarur kosovaro-britanik, ashtu edhe siç e prezantojnë producentët, është një këndvështrim i baraspeshuar. Në fund të fundit, edhe shqiptarët edhe serbët janë viktima lufte.

Fillimi më shumë ngjason me një dokumentar, e më shumë bëhet i tillë kur tre personazhe reale, rrëfejnë për tmerret e luftës dhe përjetimet e tyre. Që të tre personazhet realë janë shqiptarë.

Ngjarja zhvillohet në një fshat të Kosovës, afër kufirit me Serbinë. Albani (Bislim Muçaj), doktori i cili jeton me babanë e tij Tefikun (Selman Jusufi) dhe nënën Xhevrijen (Meli Qena), është njeri i mirë e parimor, i respektuar nga i gjithë komuniteti derisa nuk ngrihen tensionet për shkak të luftës, pasi që ai është mjek i cili kujdeset edhe për familjet serbe në fshat. Dragani (Ismail Kasumi) është mësues serb, i cili punon në një shkollë afër Podujevës, por jeton në fshat me gruan e tij Slavicën (My-Linda Kosumoviç) dhe babanë Milanin (Nuhi Matoshi). Në anën tjetër, është Besniku (Jimi Tihofsi) plot mllef ndaj serbëve që ia kanë vrarë babanë. I bashkohet UÇK-së dhe krijon një grup të vetin. Derisa tensionet rriten, forcat serbe pushtojnë fshatrat e tjera dhe bashkë me to edhe relacionet mes familjeve prishen...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme