Në tetëmbëdhjetë vjetët e fundit, lufta ka qenë temë kryesore e filmave kosovarë, qofshin të metrazhit të shkurtër apo të gjatë. “Kukumi” i Isa Qosjes, “Agnus Dei” i Agim Sopit, “Kthimi” i Blerta Zeqirit, “Kolona” e Ujkan Hysajt, “Shok” i Jamie Donoughue, “Heroi” i Luan Kryeziut, “Home Sweet Home” i Faton Bajraktarit, “T’padashtun” i Edon Rizavnollit, janë vetëm disa prej atyre, që prekin këtë temë qoftë direkt apo tërthorazi. Rrëfimet që sjellin shumica e këtyre filmave bazohen në ngjarje të vërteta dhe shqiptarët e Kosovës janë viktima.
Por filmi i fundit i metrazhit të gjatë, i cili po ashtu trajton këtë temë, ka një qasje pak më ndryshe, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Kësulat” me skenar të Jimi Tihofsit dhe regji të Alan Trow, premiera e të cilit u dha të shtunën në kinemanë “ABC”, sjell edhe historinë e një familjeje serbe në Kosovë në kohën e luftës. Bashkëprodhimi i pavarur kosovaro-britanik, ashtu edhe siç e prezantojnë producentët, është një këndvështrim i baraspeshuar. Në fund të fundit, edhe shqiptarët edhe serbët janë viktima lufte.
Fillimi më shumë ngjason me një dokumentar, e më shumë bëhet i tillë kur tre personazhe reale, rrëfejnë për tmerret e luftës dhe përjetimet e tyre. Që të tre personazhet realë janë shqiptarë.
Ngjarja zhvillohet në një fshat të Kosovës, afër kufirit me Serbinë. Albani (Bislim Muçaj), doktori i cili jeton me babanë e tij Tefikun (Selman Jusufi) dhe nënën Xhevrijen (Meli Qena), është njeri i mirë e parimor, i respektuar nga i gjithë komuniteti derisa nuk ngrihen tensionet për shkak të luftës, pasi që ai është mjek i cili kujdeset edhe për familjet serbe në fshat. Dragani (Ismail Kasumi) është mësues serb, i cili punon në një shkollë afër Podujevës, por jeton në fshat me gruan e tij Slavicën (My-Linda Kosumoviç) dhe babanë Milanin (Nuhi Matoshi). Në anën tjetër, është Besniku (Jimi Tihofsi) plot mllef ndaj serbëve që ia kanë vrarë babanë. I bashkohet UÇK-së dhe krijon një grup të vetin. Derisa tensionet rriten, forcat serbe pushtojnë fshatrat e tjera dhe bashkë me to edhe relacionet mes familjeve prishen...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.