Kulturë

Misioni i kompletuar i Ishiguros

Shpresova që sivjet shkrimtari shqiptar Ismail Kadare do ta fitonte çmimin “Nobel” për letërsi, por kështu fillova të shpresoj çdo vit. “Nobeli” për Kazuo Ishiguron është befasi.

Do të doja të dija se sa lexues e kanë menduar atë si pretendent. (Është i diplomuari i parë i Universitetit të East Anglia për shkollën e shkrimit kreativ që fiton “Nobelin”). Si reflektim, sidoqoftë, mund të gjejmë ngjashmëri mes veprave të tij me ato të laureatit tjetër britanik, William Golding; të dy shkrimtarët janë tërhequr nga alegoria, fiksioni historik dhe zbulimet imagjinare (Romani i fundit i Ishiguros, “The Buried Giant” ka si temë Britaninë e shekullit XVI ose XVII; ndërsa “The Inheritors” i Goldingut ka të bëjë me një familje neandertalësh).

Të dy shkrimtarët kanë praktikuar një lloj pastërtie të shkëlqyeshme dhe pa të meta – ata kanë arritur të realizojnë atë që kanë dashur, qetësisht të pandikuar nga moda letrare, kërkesat e tregut dhe moskuptimi i përhershëm i kritikëve, shkruan Koha Ditore.

Njëri prej kritikëve kam qenë edhe unë. I kam admiruar shumë romanet e hershme të Ishiguros, siç janë “An Artist of Floating World” i vitit 1986 dhe “The Remains of the Day” më 1989 (ky i fundit duket pothuajse i përkryer).

Por “The Unconsoled” i vitit 1995, me rrëfimin e një pianisti koncertesh dhe vendosur në një qytet të paemëruar të Evropës Qendrore nuk është edhe aq dramatik....(më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.