Kulturë

“Hi dhe Borë” nesër në ODA

Nesër në Teatrin ODA, do të performojnë studentet e Akademisë së Kulturës Letoneze “Hi dhe Borë”, që do të shfaqet prej orës 20:00, shkruan KultPlus.

“Është një performancë danci poetike nga koreografi dhe kërcimtari tibetian-kinez Cai Rang Ren Qing, i cili e krijoi këtë punë, posaçërisht për studentet e dancit të Akademisë së Kulturës Letoneze, gjatë kohës së qëndrimit në Letoni.

Vete koreografi këtë krijimtari të tijën artistike e përshkruan si: e ngadalshme, e pastër, pa ndalesë. Njësoj sikurse jeta jonë, e bukur dhe konfuze në të njëjtën kohë.