Kulturë

Heroi që e pengoi hekurudhën e Serbisë deri në Adriatik

Descriptive Text

Hasan Ferri, për qëndresën që e dëshmoi kundër pretendimit të Malit të Zi për zhvendosjen e kufirit në Çakorr, bashkë me sprovat e mëparshme kundër aspiratave shoviniste të këtij vendi, u shqua si një udhëheqës popullor krahinor në zë tek qarqet udhëheqëse në Cetinë, Beograd e Petrograd (Sankt Petersburg).

Me këto bëma ai do të kthehej në një personalitet kryesor në Plavë e Guci e më gjerë, një pengesë e pakapërcyeshme për realizimin e njërit nga projektet hekurudhore të Serbisë për daljen e saj në Adriatik, shkruan sot Koha Ditore.

Këshilltari rus për kauzën “e shenjtë sllave”

Kjo qe arsyeja e udhëtimit në Plavë e në Shqipërinë Veriore të Aleksandar Bashmakovit, këshilltar i Qeverisë ruse, publicist e antropolog.

Mbi të gjitha, me bindje sllavomadhe e shovinist i përbetuar. Udhëtimi i tij ishte në funksion të projektit të Serbisë së madhe. Për këtë ide ai do të angazhohej që nga rinia e tij, duke qenë njëri nga anëtarët më të zellshëm të Degës së Lidhjes Nacionale Panruse në Petrograd, e themeluar nga fillimi i shekullit XIX. (Artikullin e plotë të Ramiz Abdylit mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)