Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Mite e ëndrra thuren në tapiceritë unike të Ferrit

Lëvizja e njerëzve përballë veprave të artit, nga një perspektivë e përgjithshme ka bërë që edhe tërësia e hapësirës të duket një punim më vete.

Vizitorët që kanë ecur nëpër sallën që dukej e errët në raport me veprat e ndriçuara nuk janë vërejtur në detaje, ashtu sikurse veprat që nuk paraqesin portrete realiste, por botën e njeriut në lëvizje.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ekspozita personale e akademik Rexhep Ferrit me të cilën shënon 80-vjetorin e lindjes, ka mbuluar muret e sallës së konferencave të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës. Por për dallim prej ekspozitave të tjera që janë hapur deri më tash në këtë institucion, Ferri i ka dhënë pamje tjetër hapësirës nëpërmjet tapicerive.

Figurat njerëzore me ngjyra të lehta e karakterizojnë ekspozitën e Ferrit. Janë ato nëpërmjet të cilave shquhet krijimtaria e modernistit. Të çrregullta, pa shumë kombinime ngjyrash, veprat rrumbullakojnë mite, legjenda, momente, ëndrra e kohë të ndryshme duke u përmbledhur në mozaikun e tapicerive që artisti ua lë vetë vizitorëve t’i deshifrojnë. Janë vepra të thurura në përpikëri, formatesh të mëdha që i japin një tjetër dimension edhe artizanatit.

Qysh në hapje të ekspozitës, të martën mbrëma, akademik Ferri ka thënë se ëndrrat që me heshtjen e tyre flasin nuk janë vetëm hapat e tij.

Siç u shpreh në fjalën e hapjes së kësaj ekspozite akademiku Luan Mulliqi, Ferri “Me pak ngjyra flet shumë”....Artikullin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.