Deklarata e Pavarësisë merret nën mbrojtje ligjore

Deklarata e Pavarësisë merret nën mbrojtje ligjore

11 tetor 2017 08:50

Është dashur gati një dekadë që shteti të marrë nën mbrojtje Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës, shkruan sot Koha Ditore.

Një gjë e tillë është bërë gati dhjetë vjet pas shpalljes së Pavarësisë dhe tetë vjet pasi u kërkua që ajo të marrë statusin e monumentit, duke u futur në Listën e trashëgimisë kulturore në mbrojtje të përkohshme, e cila është nënshkruar të martën nga ministri i Kulturës, Kujtim Gashi.

Kësaj Liste i janë shtuar 45 asete të tjera. pos atyre që mbroheshin me atë të vitit të kaluar, që numëronte 1.534. Tashmë shteti mbron përkohësisht 1.580 asete të trashëgimisë kulturore. Vetëm dy janë futur në kategorinë e trashëgimisë së luajtshme. Kësisoj, bashkë me pergamenën qindravjeçare – me tekstin e Deklaratës nënshkruar më 17 shkurt të vitit 2008 prej 120 deputetëve, kryetarit të Kuvendit, kryetarit të Kosovës dhe kryeministrit – në këtë kategori mbrohet edhe mozaiku me portretin e Shën Terezës i punuar me një milion kapëse teli në Muzeun e Kosovës nga Saimir Strati, në nëntor të vitit të kaluar.

Me këtë vepër, artisti shqiptar shënoi rekordin e tij të dhjetë “Guinness”....(Artikullin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme