Kulturë

Imazhe e rrëfime për një tjetër dimension mbi pajtimin e gjaqeve

Pajtim Osmanaj i lindur më 1990 në Istog jeton në New York. Sa herë që pyetet për emrin e tij, duhet të shpjegojë historinë që ia la emrin. Lëvizja për pajtimin e gjaqeve e vitit 1990 kishte prekur edhe familjen e tij.

Asokohe familja e tij ishte pajtuar me një tjetër pas një periudhe hasmërie ku ishte i përfshirë gjyshi i Pajtimit, shkruan Koha Ditore.

“Ishte koha e pajtimit të gjaqeve”, shpjegon ai në një video-prezantim për “Iniciativën e historisë gojore” që është dhënë të dielën në kuadër të temës “Drejt praktikave të reja të ekspozitëbërjes: Fushata e pajtimit të gjaqeve në ekspozitë”.

Në prezantimin e mbajtur nga Erëmirë Krasniqi, në ditën e fundit të konferencës ndërkombëtare “Ballafaqimi me të kaluarën: lëvizjet shoqërore në Kosovë gjatë socializmit dhe vitet ‘90”, Krasniqi ka shpjeguar për punën e bërë nga “Iniciativa e historisë gojore”. Ka rrëfyer për intervistat me protagonistët e fushatës për pajtimin e gjaqeve...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.