Trumbetisti virtuoz me tingujt e paqes

Trumbetisti virtuoz me tingujt e paqes

08 tetor 2017 08:22

Jo rastësisht Sergei Nakariakovin e quajnë “Paganini i trumbetës”. Njihet për thyerjen e disa limiteve të lojës në trumbetë në botën e muzikës klasike.

Nakariakov ka zhvilluar ndër vite një zë unik muzikor, që shkon përtej virtuozitetit, shkruan sot Koha Ditore. Repertori i tij përfshinë gjithë spektrin e literaturës origjinale të shkruar për trumbetë, por në vazhdimësi ai e ka shtrirë fushëveprimin duke përfshirë aranzhime mahnitëse dhe duke qenë gjithmonë në kërkim të shprehjeve të reja muzikore.

Kështu ai i ka krijuar vetes epitetin e një muzikanti virtuoz në botë. Njihet për interpretimet melodike dhe teknikën që e ka zhvilluar ndër vite.

Me mjeshtri interpreton vepra që janë të kompozuara për trumbetë, por edhe të tilla që në origjinal janë kryevepra për violonçel, piano apo violinë. Merita të mëdha për këtë punë ka pikërisht babai i tij Mikhail Nakariakov, i cili një pjesë të madhe të jetës së tij ia ka kushtuar zgjerimit të repertorit për të birin duke bërë aranzhime të veprave të ndryshme, enkas për trumbetë....(më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme