“The Flame” mbledh poezitë e pabotuara të Leonard Cohen

“The Flame” mbledh poezitë e pabotuara të Leonard Cohen

07 tetor 2017 14:27

Poezitë e fundit të Leonard Cohen, të cilat këngëtari i ka përfunduar disa ditë para vdekjes, do të publikohen vitin e ardhshëm, njoftoi dje në mbrëmje menaxheri i tij.

Titulluar “The Flame” vepra do të përmbledhë poezi të papublikuara të Leonard Cohen, si dhe tekstet në prozë, ilustrime dhe tekste të tre albumeve të fundit.

“The Flame’, që këngëtari kanadez e përfundoi disa ditë para vdekjes më 7 nëntor 2016, zbulon të gjithë intensitetin e zjarrit të tij të brendshëm”‘, theksoi Robert Kory, ish-menaxher.

“Gjatë muajve të fundit të jetës, Leonard kishte një objektiv të vetëm, të përfundonte këtë libër të përbërë gjerësisht nga poezitë e tij të papublikuara dhe copëza nga blloqet e shënimeve”, shtoi Robert Kory në një komunikatë.

Libri, i shtypur në SHBA, Kanada dhe Britaninë e Madhe, do të publikohet në tetor 2018.

Lenoard Cohen vdiq në moshën 82-vjeçare, disa javë pas daljes së albumit të tij “You Want It Darker”.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme