Kulturë

Davutoglut, Orhan Pamukut dhe Erdoganit me dashuri

Po i ndjek deklaratat, ardhje-shkuarjet, qëndrimet e tre figurave markante turke viza-vi shqiptarëve një kohë të gjatë. E fundit, më 28.09.2017, ishte ardhja e Davotoglut në Tetovë. Ai me dashamirësi iu drejtua studentëve se “turqit dhe shqiptarët janë një”. Të njëjtën gjë para disa viteve e tha edhe Rexhep Erdogan gjatë vizitës në Kosovë se “Kosova është Turqi”, shkruan sot Hasan Jashari në Koha Ditore.

A janë këto çështje adrenaline apo janë çështje e përzierjes së madhe të gjakut, duke marrë parasysh sundimin 500-vjeçar turk në Ballkan, dhe pjesëmarrjen relativisht të madhe të shqiptarëve në administratën shtetërore veçmas ushtarake turke? Shumë vezirë shqiptarë kanë udhëhequr Qeverinë turke.

Por e gjithë kjo kërkon një analizë të tërësishme, dhe duhet shikuar nga aspekti interdisiplinar. Buka e parë pas shkatërrimit të vitit 1991 në Shqipëri, prej 20 milionë dollarëve erdhi nga Turqia. Përkrahja për detin e bërë pazar keq nga Berisha, po ashtu, erdhi prej atje.

Pas vdekjes të Skënderbeut, studiuesi Edvin Jacque thotë se shqiptarët u ndodhën para një dileme “to be or not to be”...

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.