“Ballafaqimi...” me kujtimet kur koha ndahej në dysh

“Ballafaqimi...” me kujtimet kur koha ndahej në dysh

07 tetor 2017 16:30

Protagonistë të ngjarjeve të viteve ’90 të shekullit të kaluar, aso që kanë përshkruar Kosovën e viteve ‘60 e këtej dhe studiues të sferave të ndryshme shoqërore, janë bërë bashkë në konferencën ndërkombëtare “Ballafaqimi me të kaluarën: lëvizjet shoqërore në Kosovë gjatë socializmit dhe në vitet ‘90”, që është hapur të premten në Prishtinë.

Në ditën e parë të konferencës, që do të vazhdojë gjatë fundjavës, kanë dominuar kujtimet e aktivisteve si Shukrie Gashi e Igballe Rugova, të organizatorëve të protestave studentore të 1 tetorit 1997, studimet për rolin e Universitetit të Prishtinës përgjatë socializmit dhe kujtimet e përmbledhura në një libër nga anglezja Mary Motes. Protesta e para 20 vjetëve është parë si ngjarje që ka ndarë kohën në dysh, para dhe prapa saj, shkruan sot Koha Ditore.

Studentja e asaj kohe, Mihane Salihu-Bala, ka thënë se protestën nuk e bënë emrat e përveçëm, por të gjithë studentët në fakultete apo në shkollat e larta. “Po të ishe shqiptare, studente dhe aktiviste, nuk ishte mirë e pranueshme e fatkeqësisht as sot nuk është, që kanë ndryshuar shumë gjërat nga kjo mendësi shoqërore”, ka thënë Salihu-Bala.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme