Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

“Mos më lër të shkoj”

Unë quhem Keti H. Jam tridhjetë e një vjeç, dhe prej njëmbëdhjetë vjetësh punoj si infermiere. Duket kohë e gjatë, e di dhe vetë, por ç’të bësh, më kërkuan të vazhdoj edhe për tetë muaj të tjerë, derisa të mbyllet ky vit. Me kaq, bëhen thuajse plot dymbëdhjetë vjet.

Tani e di dhe vetë, që kaq kohë në këtë profesion, nuk ka ndodhur se unë jam shumë e zonja. Kam parë edhe infermiere të tjera po aq të zonjat, të cilave u kanë thënë ta lënë punën pas dy a tre vjetësh. Dhe nuk di të kujtoj qoftë edhe një të vetme, të ketë vazhduar punën katërmbëdhjetë vjet me radhë e të mos ketë zënë vendin kot.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ja kështu, nuk po përpiqem të rris pazarin. Por e di prej kohësh që ata janë shumë të kënaqur nga puna ime dhe prej tyre, me plot gojë, jam e kënaqur edhe unë. Dhuruesit e mi gjithmonë kanë qenë të prirë të bëjnë më shumë nga sa pritej prej tyre. Koha që u duhej të merrnin veten ishte mbresëlënëse dhe pothuajse asnjëri prej tyre nuk mund të cilësohet “i turbulluar” edhe përpara faktit që po dhuronte për herë të katërt. Mirë, e teprova, por “fryhem” shumë tani, shkruan sot Koha Ditore.

Por, megjithatë, për mua do të thotë shumë ta bëj mirë punën time, veçanërisht me ato hilet e vogla që i mbajnë pacientët e mi “të qetë”. Unë zhvillova një lloj refleksi në punën time me dhuruesit. E di mirë kur duhet t’u bëj shoqëri dhe t’i rehatoj, kur duhet t’i lë të merren me veten, kur duhet të dëgjoj çdo gjë që më thonë dhe kur, thjesht, të tregohem e sertë, për t’u thënë të harrojnë ca gjëra.

Pjesë nga romani “Mos më lër të shkoj” i Kauzu Ishiguros, përkthyer në shqip nga Rudi Erebra, botuar më 2006 nga shtëpia botuese “Pegi”. Botohet me lejen e botuesit.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.