Kulturë

Miku i madh i botës shqiptare

Descriptive Text

Më 2 tetor 2017 në Bonn të Gjermanisë u nda nga jeta gjuhëtari, intelektuali, keltologu, poligloti, albanologu, studiuesi frymëgjatë i gjuhës dhe i kulturës shqiptare, përhapësi i pashoq i vlerave të saj, prezantuesi i historisë së dokumentuar të popullit shqiptar, përkthyesi i zellshëm i letërsisë shqipe në gjuhët angleze dhe gjermane, përkthyesi i letërsisë greke në gjuhën gjermane, miku i madh i botës shqiptare, anëtari i jashtëm i ASHAK-ut, dr. Robert Elsie.

Ndryshe nga kohët kur me Robertin komunikonim nga larg lidhur me projektet e punës, shumë shpesh dhe lidhur me gjendjen që na kishte kapluar në vitet ’90 të shekullit XX, në kohë më të vona qe bërë e zakonshme të komunikonim për projektet e radhës në fushën e studimeve shqiptare, shkruan sot Rexhep Ismajli në Koha Ditore.

Sapo mbaruam diskutimet për përkthimet e biblës nga Todhri, për botimin e origjinalit me transliterim dhe përkthim anglisht në vizitën e tij në nëntor 2016, Roberti më çonte dorëshkrimin për alfabetet e shqipes, libër që, ndërkohë, doli nga shtypi po ashtu.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.