Kulturë

Zëri i një populli pa zë në botë

Descriptive Text

Një nga albanologët e shquar të kohës sonë, Robert Elsie, vdiq me 2 tetor 2017 në Berlin. Me mbylljen e syve të tij, u përmbyll një kapitull i një pune të gjatë e të përkushtuar me dhjetëvjeçarë të tërë në fushën e albanologjisë.

Spektri i trajtimeve të Elsiet ësht shum i gjërë. Aj u mor me gjuhën shqipe, me doket dhe me zakonet shqiptare, me besimet, mitet e legjendat, me veshjen shqiptare, me letërsinë shqiptare, me historinë shqiptare, me historinë e fotografisë shqiptare, me përkthime dhe shqipërime, me përkrahjen dhe propagandimin e çështjes shqiptare etj, shkruan sot Agim Morina në Koha Ditore.

Për një jetë njeriu, Roberti bëri shum. Aq më shumë kur bëhet fjalë për shqiptarët, historia, letërsia, gjuha e të cilëve gjithmonë ka vujtë dhe vun prej mungesës dhe pamjaftueshmërisë së përkthimeve dhe të paraqitjeve të tyre nëpër botë. "Shqiptarët janë një popull pa zë në Europë", thoshte aj me çiltërsi fëminore për shqiptarët dhe, ndoshta, pa e kuptu as vetë, u bë zëri i tyre për dhjetëvjeçarë të tërë. Ndihmesa e madhe e Elsiet qëndron në faktin që aj hapi kulturën shqiptare për dy kulturat e mëdha europiane e botërore: për kulturën angleze dhe për atë gjermane...

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.