Kazuo Ishiguro fitues i çmimit Nobel për Letërsi

Kazuo Ishiguro fitues i çmimit Nobel për Letërsi

05 tetor 2017 13:04

Shkrimtari anglez Kazuo Ishiguro është fitues i çmimit Nobel për Letërsi për vitin 2017.

Akademia suedeze ka shpallur fitues shkrimtarin anglez me arsyetimin se ai “në romanet me forcë të madhe emocionale, zbuloi humnerën nën ndjenjën tonë iluzore të lidhjes me botën”.

Çmimi Nobel për letërsi i kthehet një shkrimtari të zakonshëm pasi në vitin 2016 këtë çmim e fitoi këngëtari Bob Dylan.

Ai ka shkruar tetë libra, të cilët janë përkthyer në 40 gjuhë.

Romanet e tij më të njohur “The Remains of the Day” dhe “Never Let Me Go” u adoptuan në filma shumë të suksesshëm.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme