Promovohet në Shkodër “Të gjithë të mijtë” e Zuvdija Hoxhiqit – Berishës

Promovohet në Shkodër “Të gjithë të mijtë” e Zuvdija Hoxhiqit – Berishës

04 tetor 2017 12:31

Në Shkodër është promovuar romani “Të gjithë të mijtë” i shkrimtarit Zuvdija Hoxhiq – Berishës, i cili jeton e vepron në Podgoricë.

I përkthyer nga gjuha malazeze, në të cilën krijon ky shkrimtar me origjinë shqiptare, romani ka zgjuar interesimin e lexuesit në të dy gjuhët qoftë për përmbajtjen, stilin dhe mesazhin që sjell libri.

Kohë më parë ky roman u promovua në Kosovë, ku po ashtu romani ka zgjuar interesim të madh.

I përkthyer nga Dimitrov Popoviq, malazez me origjinë nga Shqipëria, që tash jeton në Podgoricë, romani “Të gjithë të mijtë” tani vjen në ribotim të “Onufrit”.

Nga po ky autor në shqip janë të përkthyera edhe disa vepra, ndër to më emblematiku i tij – “Viti i Gucisë” , pastaj “Ylli i Davidit” dhe përmbledhja e tregimeve “Dimri”.

Në veprat e tij pasqyrohet kryesisht jeta e shqiptarëve e ndërthurur me njerëzit përreth tyre, thuajse e pandashme dhe e njëjtë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme