Kulturë

“Marubi” paralajmëron ekspozitën e fotografes Lala Meredith-Vula

Descriptive Text

Në gushtin e vitit 1988, katër ditë pas vendosjes së ekspozitës së famshme, “Freeze” me studentët e artit të Goldsmithit, fotografja kosovare Lala Meredith-Vula e la Londrën për të vizituar fshatrat e Kosovës. Nisi të fotografonte mullarët. Në këto forma agrare, ajo kishte gjetur “thelbin e veprës së artit”.

Pas tre dekadash dhe qindra fotografish, projekti vazhdon ende. Por roli i Meredith-Vulës u transformua kur në vitin 1990, ajo mësoi mbi planet e pajtimit të gjaqeve në rajonin ku kishte fotografuar mullarët, shkruan sot “Koha Ditore”.

Duke vënë mënjanë për pak kohë magjepsjen nga skulpturat rurale, ajo e orientoi objektivin e saj drejt qindra njerëzve që grumbulloheshin nën drejtimin e folkloristit dhe studiuesit Anton Çetta.

Dy seritë më të rëndësishme dhe më të mëdha të karrierës së Meredith-Vulës, “Haystacks” (Mullarët) dhe “Blood Memory” (Kujtesë Gjaku), janë dërguar për ekspozim me hapësirën e muzeut kombëtar të fotografisë “Marubi” në Shkodër.

Këtë ekspozitë e ka titulluar “Urtësi sot e mot”. Përzgjedhje e fotografish nga këto seri janë ekspozuar edhe në Athinë dhe Kassel, në kuadër të ekspozitës ndërkombëtare “Documenta 14”, që përfundoi muajin e kaluar. Në një komunikatë të “Marubit”, thuhet se ekspozita e cila do të hapet më datën 20 të muajit tetor, është një rast unik për t’i parë të dy seritë e ekspozuara së bashku... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.