Kulturë

Ndërpriten punimet në Austostradë, alarmohet për shkatërrim të shpellës

Punimet në afërsi të shpellës së zbuluar gjatë hapjes së trasesë së autostradës Prishtinë-Shkup, tashmë janë ndërprerë, pas kërkesës së institucioneve shtetërore.

Pas hulumtimeve që do t’i bëhen kësaj gjetjeje, do të vendoset nëse do t’i jepet statusi si monument nën mbrojtje, shkruan sot “Koha Ditore”.

Institucionet që kujdesen për ambientin dhe zbulimet arkeologjike do të vlerësojnë për rëndësinë e gjetjes që ka dalë në pah javën e kaluar, gjatë punimeve që është duke zhvilluar konsorciumi “Bechtel & Enka” për ndërtimin e autostradës “Arbën Xhaferi”.

“Instituti i Natyrës bashkë me inspektoratin e kanë ndalur punën, dhe do të vlerësohet shumë shpejt se a ka vlera për t’u mbrojtur si monument natyre me vlera të veçanta. Nëse po, atëherë fillon procesi i shpalljes dhe ndalohet veprimtaria e çfarëdo aktiviteti”, ka thënë Ilir Morina, kryeshef i Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.