Akademia e Shkencave mban mbledhje përkujtimore për Robert Elsie

Akademia e Shkencave mban mbledhje përkujtimore për Robert Elsie

04 tetor 2017 08:05

Me rastin e ndarjes nga jeta të albanologut kanadez Robert Elsie, Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës do të mbajë një mbledhje përkujtimore.

Elsie ka ndërruar jetë më 2 tetor në moshën 67 vjeçare.

Ai ishte ndër studiuesit më të mëdhenj të gjuhës dhe letërsisë shqipe.

Albanologu Elsie ishte anëtar i Shoqatës së Evropës Juglindore (Südosteuropa-Gesellschaft), anëtar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, si dhe anëtar nderi i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës.

Elsie, ndër shumë veprat për letërsinë dhe historinë e letërsisë shqipe që ka shkruar, do të mbahet mend edhe për përkthimin e kryeveprës së At Gjergj Fishtës “Lahuta e Malcis”, “The Highland Lute”.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme