Filarmonia dhe solistët zbërthejnë mjeshtërinë me kryevepra Foto: Koha

Filarmonia dhe solistët zbërthejnë mjeshtërinë me kryevepra

03 tetor 2017 09:05

Melodi melankolike me elemente të folklorit hungarez, më pas një vepër që në origjinal është e kompozuar për violonçel dhe orkestër, por e interpretuar me flugelhorn, dhe një simfoni hapën sezonin e ri të Filarmonisë së Kosovës. Në koncertin e së dielës, ky institucion solli trumbetistin virtuoz izraelit Sergei Nakariakov dhe pianisten nga Belgjika Maria Meerovitch.

Orkestra u drejtua nga dirigjenti gjerman Boian Videnoff. Salla e Kuqe edhe kësaj radhe u bë nikoqire e Filarmonisë së Kosovës. Mbrëmja nisi me “Koncertin për piano dhe orkestër nr.11 në D-dur” të Joseph Haydn. Kjo vepër, e ndarë në tri kohë, në pjesën e parë dhe të dytë karakterizohet nga lëvizje që përmbajnë kadenca. Kadencat e shkruara nga vetë Haydn kanë mbijetuar prej origjinalit dhe ende luhen. Interpretimi i kësaj vepre më shumë ka të bëjë me aspektin tradicional sesa virtuozitetin. Prandaj edhe solisti në këtë vepër, që në këtë rast ishte pianistja Meerovitch, kishte përsipër detyrën që të sillte kadencën e saj.

Ky koncert la shije të ëmbël për publikun. Të kënaqur u ndanë edhe dy solistët që për herë të parë erdhën në Kosovë.

Meerovitch dhe Nakariakov për më shumë se një dekadë koncertojnë së bashku, por për koncertin në Prishtinë, ata kanë thënë se ka qenë një përvojë ndryshe (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme