Shqiptarët në pikturat e çiftit britanik më 1925

Shqiptarët në pikturat e çiftit britanik më 1925

02 tetor 2017 21:22

Në verën e viti 1925, një çift piktorësh dhe muzikantësh britanikë, Jan Gordon dhe Cora Josephine Gordon do të vizitonin Shqipërinë duke bredhur mes njerëzish dhe vendesh.

Ashtu siç kishin bërë edhe gjatë udhëtimeve të tyre në Serbi, Mal të Zi, Francë dhe Spanjë, ata shkruan një libër sipas një titulli të ripërdorur prej: “Two vagabonds in Albania”, sipas titujve të mëparshëm të tyre “Two Vagabonds in the Balkans” apo “Two Vagabonds in Spain”.

Përveç përshkrimit të detajuar të udhëtimit të tyre, në librin “Dy bredharakë në Shqipëri”, - i shqipëruar nga Edgar Frashëri, - autorët kanë ndërfutur edhe mbi 40 piktura e vizatime të ndryshme me portrete të shqiptarëve si dhe me peizazhe të qyteteve e fshatrave.

Pikërisht ky libër, është sugjeruar për t’u lexuar si libër i javës, nga redaksia e emisionit CODEX në KTV.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme